Nga Shqipëria po sillen qen endacakë në Shkup – ky është dyshimi alarmues që ngre Shoqata për Mbrojtjen e Kafshëve “Anima Mundi”.
“Numri i madh i qenve endacakë në rrugët e Shkupit paraqet një problem serioz si për qytetarët, ashtu edhe për vetë kafshët. Megjithëse problemi po trajtohet në mënyrë institucionale, zgjidhja po ecën shumë ngadalë. Situata bëhet edhe më shqetësuese nga fakti se ditët e fundit në Shkup po shfaqen tufa të reja qensh”, thekson kjo organizatë për përkujdesje të qenëve.
Nga “Anima Mundi” bëjnë të ditur gjithashtu se në terren janë gjetur edhe qen me marka në vesh nga Republika e Shqipërisë, çka hap dyshime serioze për transport të paligjshëm dhe të mundshëm ndërkufitar, si dhe braktisje të organizuar të kafshëve në Shkup.
Sipas saj, në komunën e Karposhit është vërejtur një tufë e re qensh, plotësisht e panjohur për banorët lokalë.
Bëhet fjalë për qen të pasterilizuar dhe pa shenja identifikuese, gjë që, sipas shoqatës, përjashton mundësinë e shtimit natyror dhe tregon qartë për zhvendosje të dhunshme dhe të qëllimshme. (INA)
