Të gjithë personat juridik dhe fizik që nga dhjetori 2025, kanë arritur një qarkullim total më të lartë se 2.000.000 denarë nga furnizimi i taksueshëm i mallrave dhe shërbimeve janë të detyruar të dorëzojnë një Kërkesë për Regjistrim për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar (formulari TVSH-01), kujton Drejtoria e të Ardhurave Publike (DAP).
“Nëse si person fizik merrni një hapësirë afariste në vend, ofroni shërbime juridike, ekonomike, inxhinierike, menaxheriale dhe artizanale, ofroni orë privat për nxënës dhe studentë, realizoni të ardhura nga shitja e produkteve bujqësore ose kryeni qarkullim tjetër të taksueshëm dhe në vitin 2025 keni realizuar qarkullim mbi 2.000.000 denarë duhet të regjistroheni për objektivat e TVSH-së. Qarkullimi total për qëllimet e TVSH-së është qarkullimi që e ka bërë obliguesi gjatë vitit në bazë të shitjes së shërbimeve të ofruara. Në qarkullimin e përgjithshëm nuk hyn qarkullimi i përjashtuar nga TVSH-ja pa të drejtën e zbritjes së taksës, si për shembull: marrja e banesave me qira dhe për banim, shërbimet e sigurimit dhe risigurimit, shërbimet shëndetësore, shërbimet për ruajtjen e gjuhëve të huaja, shërbimet e qendrave kompjuterike, transporti ndërkombëtar i pasagjerëve etj. Gjithashtu, qarkullimi total nuk përfshin qarkullimin e kryer për tatimpaguesit e huaj dhe që nuk i nënshtrohet TVSH-së, si p.sh.: ofrimi i shërbimeve konsulente, ligjore, të TI-së dhe të tjera për tatimpaguesit e huaj”, njofton DAP-i.
Nëse obliguesi tatimor e ka kryer veprimtarinë e tij vetëm në një pjesë të vitit kalendarik, theksojnë, qarkullimi i përgjithshëm vjetor për qëllimet e TVSH-së llogaritet në atë mënyrë që merret qarkullimi i përgjithshëm i realizuar për muajt kur e ka kryer veprimtarinë, i njejti pjesëtohet me numrin e muajve të punës dhe shumëzohet me dymbëdhjetë, duke përfituar kështu qarkullimin e përgjithshëm vjetor.
Nga atje theksojnë se kërkesa për regjistrim për qëllimet e tatimit të vlerës së shtuar (formulari TVSH-01), mund të dorëzohet edhe nga obliguesit tatimor të cilët duan vullnetarisht të regjistrohen për TVSH.
Ata të cilët janë regjistruar për TVSH, ndërsa të cilët nuk kanë realizuar qarkullim mbi 2.000.000 denarë në vitin paraprak kalendarik dhe te të cilët ka skaduar të paktën periudha trevjeçare e regjistrimit për qëllimet e TVSH-së, siç theksojnë nga DAP-i, mund të paraqesin Kërkesë për revokimin e regjistrimit për tatimin e vlerës së shtuar.
Për informata shtesë, personat juridik dhe fizik mund të drejtohen në Qendrën për kontakt të DAP-it në: info@ujp.gov.mk ose përmes numrave telefonik 0800 33 000 dhe 02 3253 200.
