Për shkak të gjendjes së përkeqësuar të sigurisë në Republikën Islamike të Iranit, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut u bën thirrje qytetarëve të saj që ndodhen në territorin e këtij shteti, ta braktisin vendin në kushtet e mundshme të para dhe të sigurta. Njëkohësisht bën thirrje që të anulohen të gjitha udhëtimet në Iran, që janë të panevojshme.
Siç njoftojnë nga Ministria, tashmë janë vendosur në dispozicion kapacitetet e saj për asistencë të shtetasve të Republikës së Maqedonisë së Veriut përmes SOS telefonit kujdestar 24-orësh +389 75 268 736, adresës elektronike globalsos@mfa.gov.mk , si dhe numri kujdestar i telefonit të përfaqësisë diplomatiko-konsullare të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Ankara: +90 539 456 97 10.
