Site icon Tetova Expres

U miratua Plani vjetor për Tranzicion të drejtë 2026: fokusi i punëtorëve, hapje e mundësive të reja për punësim

Qeveria e miratoi Planin vjetor për implementim të Tranzicionit të drejtë për vitin 2026, me çka vazhdohet me zbatim sistematik të procesit të drejtë energjetik dhe transformim ekonomik në vend, kumtoi Ministria e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale.

Në kumtesë ceket se me miratimin e Planit, Qeveria dhe Ministria “e konfirmojnë përkushtimin e vet drejt sigurimit të tranzicionit të drejtë i cili do t’i marrë parasysh pasojat socioekonomike ndaj bashkësive dhe punëtorëve në rajonet e prekura nga tranzicioni, me fokus të veçantë në hapjen e mundësive të reja për punësim, rikualifikim të fuqisë punëtore dhe nxitje të zhvillimit të qëndrueshëm lokal ekonomik”.

Me mekanizmat e paraparë sigurohet qasje e koordinuar mes institucioneve kompetente dhe ndërmarrjeve publike.

“Plani vjetor për vitin 2026 është përpunuar në pajtim me dokumentet strategjike nacionale dhe Agjendën reformuese, si dhe me obligimet e ndërmarra në kuadër të procesit të tranzicionit të përshpejtuar nga karboni ndaj burimeve të qëndrueshme të energjisë. Plani paraqet dokument operativ i cili i definon aktivitetet konkrete, kornizën kohore, institucionet kompetente dhe resurset e nevojshme për realizimin e tij. Ministria e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale është e obliguar ta publikojë Planin vjetor në ueb-faqen e saj dhe ta koordinojë implementimin e tij, përderisa minsitritë e resorit dhe institucionet relevante do t’u japin prioritet aktiviteteve në kuadër të programeve të veta vjetore, me njoftim të rregullt për përparimin gjatë implementimit”, kumtoi Ministria.

Në kumtesë ceket se Plani vjetor për implementim të tranzicionit të drejtë për vitin 2026 “paraqet hap të rëndësishëm në drejtim të zbatimit më efikas dhe të koordinuar të reformave të planifikuara, përforcimit të kornizës institucionale dhe avancimit të bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë dhe institucionet financiare”.

Advertisement
Exit mobile version