Site icon Tetova Expres

BDI fton partitë e tjera që t’i bashkohen radhëve të saj

Këshilli i Përgjithshëm i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) ka bërë thirrje publike për bashkim dhe zgjerim të frontit politik, duke u drejtuar të gjitha partive politike që janë të përafërta me vizionin e kësaj force, si dhe kapaciteteve intelektuale, shoqërore dhe profesionale në vend.

Ja pjesa e komunikatës:

Këshilli i Përgjithshëm i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) u bën thirrje të gjitha partive politike në vend që janë të përafërta me vizionin e BDI-së, si dhe kapaciteteve intelektuale, shoqërore dhe profesionale, që t’i bashkëngjiten Bashkimit Demokratik për Integrim dhe të bëhen pjesë e formacionit tonë politik.

BDI mbetet e hapur për inkorporimin dhe absorbimin e gjithë potencialit intelektual dhe politik në vend, me qëllim avancimin e politikave dhe vizionit që janë në interes të shtetit dhe të të gjithë qytetarëve pa dallim.

Prandaj, kjo thirrje u drejtohet të gjitha subjekteve politike, asociacioneve shoqërore, intelektuale dhe profesionale, që të bëhen pjesë e Bashkimit Demokratik për Integrim dhe e vizionit tonë të përbashkët për një shtet stabil, demokratik dhe të zhvilluar”, thekson BDI.(INA)

Advertisement
Exit mobile version