Site icon Tetova Expres

SKIJIM: LARA KOLTURI RENDITET E TETA NË SLALLOM NË AUSTRI

 Në  garat e  Kupës së Botës  të  skijimit  që mbrëmë u zhvilluan  në Qendrën e njohur të skijimit Flakau të Austrisë,  fituese në sllallom  doli Mikaela  Shiffrin , ndërsa  Lara  Kolturi  që  e përfaqëson Shqipërinë  u  rendit e  teta

Në pistën austriake të Flakau u zhvillua gara e radhës së Kupës së Botës për femra në ski,  në  disiplinën e sllallomit. Në pistë për ngjyrat kuqezi zbriti skiatorja Lara Kolturi, e cila mbylli garën në vendin e tetë pas dy zbritjeve.

Lara Colturi u pozicionua mes 10 më të mirave në ndalesën e radhës së Kupës së Botës në Skitë Alpine në Flakau të Austrisë në disiplinën e sllallomit. Skiatorja kuqezi u rendit në vendin e tetë në përfundim të të dy zbritjeve me kohën e përgjithshme 1 minutë 52 sekonda e 65 të qintat.

Lara Kolturi bëri një zbritje të dytë të jashtëzakonshme në këtë ndalesë duke realizuar kohën 53 sekonda e 77 të qindtat që ishte edhe më e shpejta përsa i përket kësaj zbritje të dytë.

Skiatorja 19 vjeçare mund të kishte regjistruar një rezultat akoma më të lartë dhe të ngjitej në podium  por u penalizua nga një gabim i bërë në zbritjen e parë që e pozicionoi në vendin e 16 me 58sekonda e 88 të qindtat. Për sa i përket garës pas dy zbritjeve, podiumi nuk ndryshoi nga zbritja e parë, Mikaela Shiffrin triumfoi duke lënë pas Paula Moltzan në vendin e dytë dhe Katharina Truppe në të tretin. Gjithsesi me këtë vend të tetë, Lara Colturi arriti të grumbullojë 32 pikë për klasifikimin e përgjithshëm me 19 vjeçare që shkon në 434 pikë por mbetet në vendin e 9, ndërsa në krye të klasifikimit është dominuesja e sportit të Skive Alpine, Mikaela Shiffrin me 923 pikë e ndjekur nga Camille Rast në vendin e dytë me 753, ndërsa në vendin e tretë tani është Paula Moltzan me 502 pikë.

Advertisement

Këtë sezon, deri më tani Kolturi ka arritur të sigurojë 4 podiume në garat e Kupës së Botës.

 

 SHABAN SINANI _ TV KOHA
Exit mobile version