Vetëm pas një muaji prej kur përfunduan garat e Formula 1 për vitin 2025, Formula 1 drejt sezonit të ri, Red Bulli dhe Versttapen hapin të parët kartat
Ka kaluar vetëm një muaj që nga momenti kur ndryshimi i madh mbërriti në Formula 1. Lando Norris e çoi MekLarenin e tij në vijën e finishit në Yas Marina si i treti në Çmimin e Madh të fundit të vitit 2025, duke u shpallur kampion bote dhe duke i dhënë fund dominimit të Maks Vershtapenit.
Me katër tituj botërorë dhe një rikthim heroik që ishte shumë pranë suksesit,
Vershtapen luftoi deri në fund. Norris sundoi, por shampanja mezi është tharë…, ndërsa Formula 1 tashmë i ka sytë nga viti 2026. Çuditërisht, edhe këtë herë gjithçka nis sërish nga holandezi dhe skuadra e tij.
Ata janë të parët. Red Bull dhe ekipi i tij satelit, Racing Bulls, do të jenë të parët që do të zbulojnë konceptin për sezonin 2026. Është e vërtetë që Audi ishte e para që doli në pistë në Barcelonë, por nga ajo njëvendëshe teorikisht e ndryshme nga ajo që do të garojë realisht në sezon, nuk mund të nxirren përfundime të qarta.
Vëmendja do të përqendrohet te skuadra me bazë në Milton Keynes, edhe pse gjatë parasezonit dhe deri në garën hapëse në Australi gjithmonë ka ndryshime. Sidomos duke pasur parasysh se ata tashmë kanë konfirmuar se makina do të prezantohet me dekorimin zyrtar.
Fillimisht, makinat do të marrin formë në Panairin Ndërkombëtar të Automobilëve të Amerikës së Veriut, i njohur gjerësisht si Panairi i Detroitit. Ford, markë e lidhur ngushtë me ADN-në e zonës, ka një rol kyç dhe partneriteti i saj me Red Bullin e çon pikërisht aty këtë prezantim.
