Site icon Tetova Expres

Djali i pronarit të ‘Pulse’ në Koçan i padit protestuesit

Djali i Dejan Jovanov Deko, pronarit të diskotekës ‘Pulse’ në Koçan, Mihail Jovanov ka ngritur padi private kundër tetë protestuesve për tragjedinë e zjarrit.

Siç raporton “TV24”, Jovanov, përmes një padie private, i padit demonstruesit për inventarin e shkatërruar në lokalin në pronësi të familjes Jovanov, pas protestës që u mbajt një ditë pas katastrofës në diskotekën e quajtur “diskoteka e vdekjes”, ku qytetarët shprehën revoltën e tyre.

Nga “Shoqata e qytetarëve 16 mars 2025” thonë se distancohen pa mëdyshje nga çdo formë dhune.
“Sa i përket ngjarjeve pas tragjedisë në Koçan, theksojmë se sipas të dhënave deri tani të disponueshme publikisht, nuk është konstatuar ekzistenca e veprës penale të dhunës, ndërsa procedurat që po zhvillohen aktualisht janë iniciuar mbi bazën e një padie private penale për dëme të pretenduara materiale”, thanë nga Shoqata.

Nga atje, theksuan se padia penale e Jovanovit, edhe pse nuk është e re dhe është një mekanizëm juridik, megjithatë hap shumë çështje serioze dhe paraqet presion shtesë për ta.

Nga shoqata theksuan se fakti që bëhet fjalë për një padi më të vjetër, e cila vetëm tani po aktualizohet në publik, edhe pse formalisht nuk ia ndryshon natyrën juridike, realisht ka ndikim të madh në perceptimin publik dhe përbën ngarkesë shtesë për familjet e viktimave.

Advertisement

Zjarri në Koçan shpërtheu natën e 15-16 marsit, duke rezultuar me 63 viktima dhe duke plagosur pothuajse 200 të tjerë.

Exit mobile version