Këshilli Gjyqësor do të mbajë një seancë urgjente për të diskutuar dhe vendosur mbi kërkesën e Gjykatës Themelore Penale të Shkupit për heqjen e imunitetit të gjyqtarit të apelit Gjoko Ristov dhe për miratimin e propozimit për arrest shtëpiak.
Gjykata Penale informoi sot se Prokuroria Themelore për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit paraqiti një propozim për përcaktimin e masës së arrestit shtëpiak dhe për masa shtesë për të siguruar praninë e gjyqtarit të dyshuar.
“Propozimi i është caktuar një gjyqtari të procedurës paraprake i cili menjëherë paraqiti një njoftim në Këshillin Gjyqësor kompetent nga i cili pritet një përgjigje, pas së cilës gjyqtari do të vazhdojë me procedurën”, informoi Gjykata Penale.
