Site icon Tetova Expres

Në Kodrën e Diellit mëngjesin e sotëm më së ftohti – 4 dhe shtresë dëbore prej 33 centimetra

Temperatura më e ulët e matur këtë mëngjes ishte në Kodrën e Diellit, Shtresa e dëborës ishte 33 centimetra, informojnë nga DPHM.

Janë matur -4 gradë në Kodrën e Diellit, -3 në Krushevë, -2 në Hanet e Mavrovës, Berovë, Tetovë, Kriva Pallankë, -1 Shkup – Zajçev Rid, Prilep, Kumanovë, Manastir, Shtip, Kavadar, 0 – Shkup-Petrovec, Pretor, Strumicë, Veles, Ohër, Vinicë, Gjevgjeli, Damir Kapi.

Shtresa e dëborës deri në orën shtatë të mëngjesit ishte 33 centimetra në Kodrën e Diellit, 15 në Hanet e Mavrovës, 12 – Manastir, 8 – Gjurishte, 7 – Krushevë, 5 – Tetovë, Shtip,  2 – Berovë, Pretor, Strumicë, 1 – Vinicë, Kriva Pallankë.

Më së shumti shi në 24 orët e fundit ka pasur në Gjevgjeli. Sipas të dhënave të DPHM-së, 14 litra për metër katror në Gjevgjeli, 8 – Strumicë, Gjurishtë, 7 – Hanet e Mavrovës, 6 – Manastir, Berovë, 4 – Shkup-Petrovec, Pozharanë, Shtip, Pretor, Vinicë, 3 – Tetovë, 2 – Krushevë, Kriva Pallankë, 1 – Veles, Ohër, Shkup – Zajçev Rid, Topollçan.

Sipas sinoptikantëve, sot do të jetë pak më ngrohtë se dje. Në mëngjes do të jetë kryesisht me vranësira, ndërsa vranësirat do të pakësohen pasdite. Në mëngjes do të shfaqet mjegull në lugina të caktuara. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i ndryshueshëm. Temperatura maksimale do të jetë në intervalin nga 2 deri në 7 gradë Celsius.

Advertisement

Në Shkup pritet mot me vranësira të ndryshueshme me periudha me diell. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi verior. Temperatura maksimale do të arrijë deri 4 gradë Celsius.

Exit mobile version