Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me vranësira dhe periudha diellore.
Pasdite pritet të ketë reshje të shiut dhe borës.
Në vend do të fryjë një erë e lehtë nga drejtimi jugor.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga -4 deri 0, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin nga 2 deri 7 gradë celsius.
Deri të shtunën moti do të jetë i ndryshueshëm dhe me rritje të temperaturave ditore.
