Site icon Tetova Expres

STRUGA  TRIM LUM BARAZON EDHE NË KONTROLLUESEN E DYTË

Në kuadër të  përgatitjeve  për pjesën e dytë të kampionatit Struga  trim Lum  sot në Antalia  të turqiaë ka zhvilluar kontrolluesen e dytë  kësaj  radhe me ekipin nga FC Pakhtakor nga Uzbekistani.

 Nën kampioni  vjeshtor  klubi i  futbollit  Struga  Trim  Lum  nga  data 17 janar  zhvillon  fazën  kryesore  të përgatitjeve  për  pjesën  pranverore  në Antalia  të Turqisë  ku  krahas   seanca të rregullta  intensive  është  duke  zhvilluar edhe ndeshje  kontrolluese  me  ekipe  nga  vende  të ndryshme  që  gjithashtu  përgatiten  në tokën turke ,  Ndeshjen e parë  kontrolluese  ndaj sllovakëve të Trençin  që u  zhvillua të hënën  kishte  përfunduar me  barazim 2-2,  ndërsa  sot  zhvilloi   kontrolluesen e dytë kundër skuadrës së FC Pakhtakor nga Uzbekistani..  Pas  90 minutave  lojë  ndeshja  ka  përfunduar  me  barazim 1-1.  Autor i olit  për  struganët  ishte  Maudo Jaruje Lamine

Trajneri  Bledi Shkëmbi edhe  në  këtë  ndeshje  në  lojë  ka  inkuadruar  pothuajse  të  gjithë   futbollistët  që ka në  diskonim.

  Ndeshja e tretë  kontrolluese do të  zhvillohet  më  26 janar, ndërsa kundërshtari  do të jetë skuadra e Rubin Kazan, ndeshja e fundit  kontrolluese   do të zhvillohet më  30 janar  kundr  FC Sochi , ndërsa  më  1  shkurt  ekspedita  strugane  kthehet  në  vend  ku  do të  vazhdon  fazën e  fundit të përgatitjeve  deri më  10  shkurt  kur edhe  strtona  pjesa e  dytë e kampionatit. Në javën e  17 të  kampionatit  Struga Trim Lum  është mysafire e  Shkëndijës në Tetovë.

 
SHABAN SINANI  – TV KOHA
Exit mobile version