Site icon Tetova Expres

Yllza Maksuti transferohet te KFF Luboteni në Tetovë

Njëra ndër futbolliste më të mira në Maqedoni, strugania Yllza Maksuti ish futbolliste dhe golashënuese më e mirë e KFF AS Uniteds e cila vitin e fundit ishte pjes e KFF Gramshi në Shqipëri është pjesë e kampionit të Maqedonisë ekipit KFF Luboteni të Tetovës. Angazhimi i kësaj futbolliste në skuadrën tetovare do të thotë shumë për këtë skuadër dhe pritet të jetë një tandem me Hava Mustafën gjithashtu një golashënuese e spikatur

Lajmin për angazhimin Yllza Maksutit e ka publikuar vetë ekipi i Lubotenit në faqen zyrtare

Futbollistja strugane Yllza Maksuti ka firmosur me KFF Luboteni, duke u transferuar në Tetovë si një nga përforcimet kryesore në garën për titull. Reprezentuesja e Maqedonisë së Veriut rikthehet në futbollin vendor pas një aventure të shkurtër në Shqipëri, ndërsa prej vitesh është golashënuesja më e mirë e kampionatit të femrave. Luboteni pret që Maksuti të ketë ndikim të madh në repartin ofensiv dhe në objektivat e sezonit.

Shaban Sinani – TV Koha

Exit mobile version