Site icon Tetova Expres

Nuredin Dervishi shpallet karateisti më i mirë në Maqedoni në kategorinë e seniorëve

Federata e Karatesë e RMV shpall karatistët më të suksesshëm të vitit 2025

Federata e Karatesë e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka shpallur karatistët më të suksesshëm për vitin 2025. Ndër sportistët e dalluar janë edhe garuesit e klubit të karatesë “Uskana” nga Kërçova, të cilët u nderuan për rezultatet e jashtëzakonshme gjatë gjithë vitit.
Sportistët e vitit 2025 nga Kërçova, të shpallur fillimisht nga Shoqata “Votra” dhe tashmë edhe nga Federata e Karatesë e RMV,

Nuredin Dervishi – vendi i parë  në kategorinë e seniorëve

Blerina Zendeli – vendi i parë  në kategorinë e juniorëve

Përveç tyre u vlerësua dhe
Veron Dervishi – vendi i dytë  në kategorinë e kadetëve
Ndërkohë, Nexhbi Dervishi, seleksionues në Federatën e Karatesë së RMV, kishte nderin të ndajë mirënjohje për sportistët më të mirë në kategoritë e juniorëve dhe seniorëve.

Urime kampionëve! Puna dhe sukseset tuaja gjatë vitit 2025 u kurorëzuan me këto mirënjohje me vlerë të madhe.
Ju jeni krenaria e Kërçovës dhe na nderoni kudo që shkoni.

Shpresojmë që këto suksese të bien në sy edhe të autoriteteve të Komunës së Kërçovës, për t’i vlerësuar kampionët tanë ashtu siç e meritojnë.
Suksese edhe në vazhdim! Ju priftë e mbara!

Advertisement
Exit mobile version