Të enjten mbrëma në rrugën “Bllagoja Toska” në Tetovë, zyrtarë policorë nga Sektori i Punëve të Brendshme (SPB) Tetovë kanë privuar nga liria personin D.M.(47) nga fshati Kamjan i Tetovës.
Zyrtarët policorë kanë ndaluar automjetin “Hyundai” me targa të Tetovës, të cilin e drejtonte D.M. në drejtim të kundërt të korsisë dhe pas marrjes së masave është konstatuar se ishte nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht se kishte 1.57 promilë alkool në gjak, pas së cilës menjëherë është përjashtuar nga trafiku dhe është mbajtur në stacionin policor.
Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, ndaj D.M. do të ngrihet padi sipas nenit 297-a të Kodit Penal – “drejtim i pakujdesshëm i automjetit”.
