Faza e ligës përfundon nesër me ndeshjet e raundit të tetë, ku aktualisht kualifikim në fazën e eliminimit direkt e kanë siguruar vetëm katërekipe, prandaj priten ndeshje të zjarrta deri në përfundim të takimeve
Nesër me fillim në ora 21:00 në program janë 18 ndeshjet e fundit të fazën e ligës të UEFA Liga e Kampionëve, ku edhe përfundimisht do të mësohet renditja e ekipeve që do të kualifikohen direkt një fazën e eliminimit direkt si dhe ekipet që do të kualifikohen në 1/16 e finales .
Pas raundit të shtatë që u zhvillua javën e kaluar kualifikim të sigurt në fazën tjetër kanë Arsenali dhe Bayern Munihu, ndërsa shumë pranë kualifikimit janë edhe Real Madridi dhe Totenhami që kanë nga 16 pikë,. Pikërisht për këtë arsye nesër mbrëma pritet ndeshje të zjarrta deri në fishkëllimin e fundit të arbitrave. Gjithsesi se ndeshje më e rëndësishme do të zhvillohet me PSZH-s dhe Nju Castl, ajo mes Frankfurtit dhe Totenhamit, Benfika – Real Madidi. Barcelona pritet të ketë më lehtë pasi është nikoqire e Kopenhagenit. Por ndeshja interesante pritet të zhvillohen edhe mes Liverpulit dhe Karabagut, Borusia Dortmundit dhe Interit, Monakos dhe Juventusit, si dhe Napolit dhe Çelzit, pa mos i lënë anash edhe duelet tjera si Manchester Syti – Galatasaray, Rojal Union – Atalanta, Bayer Levekusen – Vila Real, Atletiko Madrid – Bodo/Glimit dhe disa ndeshje tjera .
SHABAN SINANI – TV KOHA
