Site icon Tetova Expres

Një delegacion nga Universiteti “Nexhbedin Erbakan”, nga Turqia vizitoi UEJL-në

Rektori i Universitetit të Evropës Juglindore, Prof. Dr. Sadudin Ibrahimi, i shoqëruar nga Prorektori për Planifikim, Hulumtim dhe Ndërmarrësi, Prof. Dr. Veland Ramadani dhe Këshilltarja për Komunitetin dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare, Prof. Dr. Besa Arifi priti në takim delegacionin e Universitetit “Nexhmedin Erbakan” nga Konia e Turqisë.
Delegacioni përbëhej nga Rektori, Prof. Dr. Xhem Zorlu dhe Prof. Dr. Firat Yaldiz, Koordinator i Përgjithshëm për Çështje Ndërkombëtare, ndërsa vizita u shoqërua edhe nga Drejtori i Shkollave Ndërkombëtare Maarif në Maqedoninë e Veriut, z. Osman Demirgül.
Gjatë takimit u bisedua për mundësitë e bashkëpunimit në fusha të ndryshme akademike, me theks në shkëmbimin e studentëve dhe stafit akademik, projekte të përbashkëta dhe ndërkombëtarizimin e arsimit të lartë.
Takimi u vlerësua si një hap i rëndësishëm drejt ndërtimit të një bashkëpunimi afatgjatë dhe të qëndrueshëm mes dy institucioneve akademike, në dobi të studentëve, stafit akademik dhe zhvillimit të arsimit të lartë në përgjithësi.
Exit mobile version