Ngas data 6 deri më 22 shkurt mbahet edicioni i 25-të Lojërat Olimpike Dimërorte ‘’Milano Cortina 2026’’, ku pritet të marrin pjesë garues nga mbi 91 vende të botës.: Maqedonia e Veriut përfaqësohen me nga 4 sportist , ndërsa Kosova me dy.
Lojërat Olimpike Dimërore 2026 do të zhvillohen nga 6 deri më 22 shkurt 2026 në veri të Italisë, duke shënuar një rikthim të veçantë në Cortina d’Ampezzo, 70 vjet pasi ajo priti për herë të parë Lojërat në vitin 1956, dhe duke i rikthyer Lojërat Olimpike Dimërore në Itali për herë të tretë.
Këto Lojëra do të jenë unike jo vetëm për shkak të vlerës së tyre historike, por edhe sepse do të shtrihen në disa qytete dhe rajone malore, me Milanon që do të presë sportet e akullit dhe arenat ikonike alpine të Cortinës, që do të mirëpresin garat e skive dhe sporteve të borës. Programi përfshin 16 disiplina dimërore në peizazhe mahnitëse, nga Alpet deri te Dolomitet.
Ndërkohë që vendi organizator i Lojërave Dimërore Olimpike , Italia, tani më ka publikuar edhe numrin e sportistëve të cilët do ta përfaqësojnë vendin në këto gara. Komiteti Olimpik Italian (CONI), ka njoftuar zyrtarisht se do të marrin pjesë gjithsej 196 atletë prej të cilëve 103 meshkuj dhe 93 femra në mesin e të cilave edhe Federica Brignone jo vetëm si flamurtare, por edhe si atlete. Nga ana tjetër edhe Shtetet e Bashkuar të Amerikës kanë publikuar emrat 232 sportistëve të cilët do të përfaqësojnë vendin në Lojërat Olimpike Dimërore Milano Cortina 2026.
Shqipëria në Milano Cortina 2026 do të prezantohet me 4 sportist, Kosova me 2 sporist, ndërsa Maqedonia e Veriut me 4 sportist dhe ate në vrapime nordike me Ana Cvetanovska dhe Stavre Jada, ndërsa në skijim alpin me Jana Atanasovska dhe Mirko Lazarevski
SHABAN SINANI – TV KOHA

