Site icon Tetova Expres

Revizioni: Kaos me leje dhe shërbimet komunale në Ohër

Revizioni për Komunën e Ohrit zbuloi parregullsi serioze, ndërtime pa leje, komunale të papaguara, shfrytëzim të paligjshëm të hapësirave publike dhe plane urbanistike të pa miratuara, transmeton Portalb.mk.

Enti Shtetëror i Revizionit, në raportin për punën e Komunës së Ohrit për vitin 2024, kanë konstatuar parregullsi dhe mospërputhje të shumta.

Ata kanë dhënë opinion me rezervë për realitetin dhe objektivitetin e raporteve financiare dhe opinion negativ për përputhjen me rregullativën ligjore për llogaritë buxhetore.

Në disa vendbanime, revizioni ka konstatuar ndërtimin e shtëpive, vilave dhe madje komplekseve hoteliere pa pagesë për rregullimin e tokës ndërtimore dhe pa leje ndërtimi.

Komuna nuk ka miratuar plane urbanistike për 20 vendbanime, nuk ka ndërmarrë masa për heqjen e objekteve të ndërtuara pa leje, përfshirë edhe në zonat e mbrojtura, ndërsa pajisjet urbane vendosen pa leje dhe pa pagesë të taksave komunale.

Advertisement

Revizioni dha një sërë rekomandimesh për tejkalimin e gjendjeve të konstatuara, duke kërkuar që institucionet kompetente dhe personat përgjegjës të ndërmarrin masa për përmirësim.

Këto dobësi u publikuan në një moment jashtëzakonisht të rëndësishëm, para skadimit të afatit për përgatitjen e raportit për gjendjen në Rajonin e Ohrit, i cili duhet t’i dorëzohet UNESCO-s deri më 1 shkurt.

Organizata botërore do të vlerësojë nëse janë zbatuar rekomandimet dhe sa janë tejkaluar dobësitë e institucioneve për mbrojtjen e liqenit dhe rajonit.

Komiteti për Trashëgimi Botërore vitin e kaluar i dha Maqedonisë edhe një shans për zbatimin e rekomandimeve të misionit monitorues. Për shkak të ndërtimeve të shumta pa leje, zhvillimit urban pa kontroll, mangësive në planifikimin hapësinor dhe projekteve të mëdha infrastrukturor. Rajoni i Ohrit rrezikon të shpallet trashëgimi kulturore në rrezik.

Advertisement
Exit mobile version