Site icon Tetova Expres

Gjykata Kushtetuese do të diskutojë dhe do të vendosë për 11 iniciativa për ligje, rregullore dhe marrëveshje kolektive

Gjykata Kushtetuese më seancën e sotme do të diskutojë dhe vendosë për 11 iniciativa për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së akteve, një kërkesë për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të qytetarit dhe miratimin e një vendimi përfundimtar dhe nëntë projektvendime.

Në rend të ditës janë dispozita të kontestuara të Ligjit për Procedurën e Përgjithshme Administrative, Ligjit për Sigurimin Pensional dhe Invalidor, Ligjit për Gjykatat, Ligjit për Buxhetin Gjyqësor, Ligjit për Marrëdhëniet Detyrimore, si dhe disa rregullore dhe marrëveshje kolektive.

Gjykata do të debatojë edhe për iniciativa që lidhen me Ligjin për Sistemin Hekurudhor, Ligjin për Pastërtinë Publike, si dhe një vendim për miratimin e një Plani të Detajuar Urban në Komunën e Ohrit.

Para gjykatësve kushtetues do të gjendet edhe lënda e një kërkese për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të qytetarëve në përputhje me nenin 110, paragrafi 3 i Kushtetutës, të paraqitur nga partia politike “E Majta”, e cila potencon diskriminim në bazë të përkatësisë politike.

Parashtruesit e iniciativave janë persona fizikë, avokatë, subjekte juridikë dhe parti politike.

Advertisement
Exit mobile version