Site icon Tetova Expres

LIGA E KOMBEVE EDICIONI I PESTË NIS MË 24 SHTATOR 2026

Edicioni i pestë i Ligës së Kombeve të UEFA-s do të nisë më 24 shtator 2026, duke shënuar vazhdimin e një gare që ka zëvendësuar ndeshjet miqësore dhe që njëkohësisht sjell përfitime financiare për federatat nacionale dhe vetë UEFA-n.

Liga e Kombeve përbëhet nga katër nivele, ndërsa Maqedonia e Veriut  dhe Kosova për herë të parë në histori do të garojnë në Ligën B, nivelin e dytë të kësaj gare,  ndërkaq  kombëtarja  shqiptare  do të  garoj[ në Ligën  C.  Kjo u arrit vitin e shkuar, kur Kosova mposhti Islandën në play-off, duke siguruar vendin në Ligën B.

Shorti për edicionin e ri të Ligës së Kombeve do të hidhet më 12 shkurt në Bruksel. Kosova dhe  Maqedonia e Veriut do të jenë në vazon e katërt, së bashku me Suedinë, dhe Irlandën e Veriut. Ndërsa  në  vaon e parë janë  Skocia, Hungaria, Polonia dhe Izraeli, në vazon e dytë janë Zvicra , Bosnja e Hercegovina , Austria  dhe  Ukraina, ndërsa  në vazon e tretë janë Sllovenia ,Gjeorgjia .

 Kujtojm  se kundërshtarë  të  Maqedoniaë  mund  të  jenë  të  gjitha  ekipete  nga  tre vazot e para, ndërsa  a të njëjtat  mund të jenë edhe  kundërshtar  të Kosovës  pas Bosna e Hercegovinës  që sipas vendimeve të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, Kosova nuk mund të përballet me Bosnjë-Hercegovinën, ndonëse kjo e fundit ndodhet në vazon e dytë.

Nga ana tjetër kombëtarja shqiptare do të garon në Ligën C  dhe  është në vazon e parë  së bashku me Islandën, Malin e Zi  dhe  Kazakistanin.  Kundërshtar  të  kombëtares  shqiptare   të mundshëm  janë ekipet  që gjenden në vazon  2,3 dhe  4.  Në vazon e dytë Finlanda, Bullgaria,  Armenia dhe Finlanda. Në vazon e  tretë  janë  ekipet Bjellorusia, Ishujt Faroe , Qipro  dhe Estonia dhe  ekipet  në vazon e katërt janë Letonia ose Gjibraltari, Luksemburgu ose Malta,  Moldavia  dhe San Marion

Advertisement

Ndeshjet e fazës së ligës do të zhvillohen nga 24 shtatori deri më 17 nëntor, me nga dy ndeshje në shtator, tetor dhe nëntor.

 
Shaban Sinani – TV KOHA
Exit mobile version