Site icon Tetova Expres

SABALENKA DHE RYBAKINA NË FINALE TË AUSTRALIAN OPEN 2026

 Në  finalen e  grand slam  ‘Australia Open 2026’  në kategorinë e femrave   që  do të  zhvillohet  të  shtunën  do të  përballen   tenistja  bjelloruse Aryna Sabalenka  dhe kazakja Elena Rybakina

 Tenistja  bjelloruse Aryna Sabalenka  dhe  ajo kazake Elena Rybakina  janë dy finalistet  e  grand slam të Australian Open 2026,  turne  që  zhvillohet në Melburn .  Në gjysmëfinalet e  luajtur  sot ,  ato arritën  të triumfojnë  me meritë., duke rikthyer në jetë  finalen e tri viteve më parë  e fituar  nga Sabalenka.

 Në gjysmëfinalen  e parë , tenistja bjelloruse  Aryna Sabalenka  fitoi  2-0 në sete  62 dhe 63  ndaj  ukrainases  Elina Svitolina . Një ndeshje  pa  histori , e  komanduar nga  numri 1  një botë , që kërkon triumfin  e tretë  në finalen  e Melburnit .

 Fitore  të vështirë  pati tenistja  kazake  Elena Rybakina , që mundi  2-0 në sete  6-3  dhe 7-6, tenisten amerikane Jessica   Pegulla. Mjaft i bukur  ishte  seti  dytë  që  vendosi ‘’tai breek’’ për   tenisen kazake ,  që luan  finalen e dytë  në Australian Open. Ajo  do të kërkoj  të hakmerret  për  finalen  e humbur  në vitin 2023. Finalja e madhe  në kategorinë e femrave  mes  Aryna Sabalenka dhe    Elena Rybakina  do të zhvillohet   të  shtunën në orët e para  ditës  sipas  kohës në vendin tonë.

Exit mobile version