Site icon Tetova Expres

EUROPA LEAGUE: MBYLLET FAZA E LIGËS, LYON I PRINË RENDITJES

Mbyllet faza e Ligës në kompeticionin e dytë me rëndësi që organizohet nga UEFA, ku tanimë  dihen  emrat e  8 ekipeve  që kualifikohen në fazën e eliminimit direkt  dhe 16  ekipet  që u kualifikuan për  fazën e play off-it

 Me  ndeshjet e xhiros së tetë që u  zhvilluan  mbrëmë  zyrtarisht   ka përfunduar  faza e ligës në UEFA Europa Liga. Në 18  ndeshjet e  zhvilluara  u   shënuan  gjithësejt  55 gola , ndërsa tetë ekipet e para  që direkt  kualifikohen në fazën  e 1/8  së  finales  janë  Lyoni, Aston Villa,, Mitjuland,  Betis  Porto, Freiburg  dhe  AS Roma, ndërkaq  ekipet nga pozita e 9-të  deri në pozitën e  24  do  të  luajnë  play off  për  kualifikim në  fazën e eliminimit  direkt .

Olimpik Lion i drejtuar nga Paulo Fonseka, e ka mbyllur në vendin e parë fazën në grupe të Ligës së Europës, me 7 fitore  dhe vetëm një humbje aq sa ka edhe Aston Vila por për pozitën e parë vendimtare ishte gol averazhi.  Në ndeshjen e  fundit  Lyon mundi  ekipin PAOK 4-2

Në mesin e tetë  ekipeve të kualifikuar është e dhe  AS Roma e cila ka  5  fitore, 1 barazim dhe  2  disfata.  Në 16  ekipet që janë  kualifikuar  në play off janëË Ferencvarosh, Nottingham, Viktoria Plzen, Fenerbahce, Panathinaikos, Genk, Crvena Zvezda, Stuttgart, Celta, Lille, Brann,  Ludogorets dhe Dinamo Zagreb

 Ndeshjet e play off-t do të  zhvillohen  me  19  shkurt

Advertisement

Shaban  Sinani – TV Koha

 

Exit mobile version