Site icon Tetova Expres

SHORTI I PLAY OFF-IT: SËRISH PËRBALLJE BENFIKA – REAL MADRID

Është hedhur në Nyon të Zvicrës shorti i fazës së playoffit të Ligës së Kampioneve dhe çiftet e përcaktuara janë vërtet interesante spikat  përballja  Benfika – Real Madrid

 Sot në ambientet e UEFA-s në Nion të Zvicrës  u  hodhë shorti për  ndeshje e  paly off-it  të UEFA  Liga e Kampionëve .  Ajo që bie në sy në përfundim të këtij shorti është  se Reali i Madridit do të kthehet sërish në vendin ku u poshtërua vetëm dy ditë më parë, në Lisbonë. Kjo  përballje garanton spektakli, pasi Benfica do të sfidohet sërish me Real Madrid, ndërsa Interi do të përballet me Bodo/Glimt. Nga ana tjetër Monaco do të përballet me PSZH-n, Qarabag me Njucastle, Galatasaray sfidon Juventusin, Dortmund takohet me Atalanta, Club Brugge me Astletico Madrid dhe Olympiacosi me  Bayer Leverkusen.

Emocionet nuk do të mungojnë, teksa kjo fazë do të luhet me sistemin vajtje – ardhje. Ndeshjet e para do të zhvillohen më 17 dhe 18 shkurt, ndërsa ndeshjet  kthyese zhvillohen më 24 dhe 25 shkurt.
Dyshet
Monaco vs Paris
Galatasaray vs Juventus
Benfica vs Real Madrid
Borussia Dortmund vs Atalanta
Qarabağ vs Newcastle United
Club Brugge vs Atlético de Madrid
Bodø/Glimt vs Inter
Olympiacos vs Leverkusen
Shaban Sinani – TV KOHA
Exit mobile version