Site icon Tetova Expres

VOILEJBOLL: NESËR LUHEN DY NDESHJE INTERESANTE NË TETOVË

Në xhiron e dytë  ka  pjesës  pranverore të kampionatit në ligën e parë të volejbollit  për meshkuj ndërsa në Tetovë takohen Universiteti i Tetovës – Rabotniçki dhe  Liria – Shkëndija

 Nesër në program janë ndeshjet e xhiros  së  dytë  në fazën e play off  dhe  ato  të  play out në ligën e parë  të volejbollit vendor në kategorinë e meshkujve ku pritet të zhvillohen  disa  ndeshje  interesante.

Në  fazën e play off-t ku garojnë gjashtë  ekipet që  luftojnë për  titullin kampion skuadra tetovare Universiteti i Tetovës nesër me  fillim në ora 19:00 është nikoqire e ekipi Rabotniçkit të Shkupit,  Skuadra vendas në këtë ndeshje  do të tentoj  fitoren me  çka do të ngjitej  një  pozitë më lart. Në  dy takimet  tjera  të fazës së play off-it takohen UGD Shtipi – Strumica që është derbi kampionatit  dhe  Susheva – Boreci.

 Në fazën e play aut ku janë  gjashtë ekipet që luftojnë mbijetesën ndeshje  derbi do të zhvillohet në Tetovë  mes  ekipit  Liria  dhe  Shkëndijës,  Ndeshja në  fjalë do të  luhet  në sallën e  shkollës e mesme  ekonomike ‘’8-Shatori’’ me  fillim në ora 18:00.

Në dy ndeshjet tjera  të fazës së play out takohen: Janta Volej – Vesna Probishtip  dhe Skopje – Makedonija Xhio

Advertisement
 Shaban Sinani – TV Koha
Exit mobile version