Vetëm më pak se dy javë para fillimit të pjesës së dytë të kampionatit në Ligën e parë të futbollit Arsimi i Çegranit në radhët e veta ka angazhuar futbollistin me përvojë Xhelil Abdulla i cili pritet të debuton në ndeshje kontrolluese kundër Kozhufit të dielën.
Klubi i futbollit Arsimi nga Çegrani përgatitjet për pjesën e dytë të kampionatit i ka filluar që nga 3 janari, ka zhvilluar 12 ditë përgatitje në Medulin të Kroacisë ku ka zhvilluar edhe katër ndeshje kontrolluese ndërsa nga datë 18 janari vijon përgatitje e fazës së fundit në terrenet e Gostivarit, ku këto ditë zhvilloi një ndeshje kontrolluese me Teteksin të cilën e fitoi 4-1, ndërsa ndeshjen e fundit kontrolluese para fillimit të kampionatit e ka caktuar për ditën e diel me ekipin e Kozhufit të Gjevgjelisë. Krahas përgatitjeve Arsimi ka angazhuar edhe katër përforcime si Hogan Ukpa, Remzifaik Selmanin, Fahad Bayo, dhe së fundit edhe Xhelil Abdulla cili së fundit ishte pjesë e Makedonija Gj.P. Përforcimi iri muga dita e djeshme ka zyrtarisht ka filluar punë te skuadra e Arsimit
‘Shpresoj siç edhe gjithë lojtarët të Arsimit dhe trajnerin me të cilë njihem se kemi luajtur edhe më herët bashkë . Ka një ekip shumë të mir dhe cilësore dhe besoj se me përvojën time do japi edhe një motivim plus për gjysmën e dytë të sezonit , Dhe shpresoj që sa më lartë të arrijmë në tabelë ‘’.deklaroi futbollisti Xhelil Abdulla
Futbollisti me përvojë të madhe Xhelil Abdulla pritet të debuton me fanellën e Arsimit të dielën në ndeshjen kontrolluese kundër Koxhufit
‘’ Po besoj se do debutojmë po tani pak edhe kam pasur një pauzë të gjatë, të themi afro 2 muaj . Kemi biseduar edhe me trajnerin që nga dalë nga dalë me stërvitje dhe me ndeshje besoj se do kem minutash të vogël . Por shpresoj se dalë nga dal do përgatitemi deri në fillimin e kampionatit besoj të jem i gatshëm’’ tha futbollisti Xhelil Abdulla
Kujtojmë se pjesa pranverore e kampionatit në Ligën e parë starton më 10 dhe 11 shkurtë ndërsa Arsimi është mysafire e vardarit në Shkup

