Site icon Tetova Expres

Lejla Kadriu Avokate ; KUJDES! Ndryshimet e reja ligjore : Kur mund t’ju konfiskohet automjeti ?

KUJDES! NDRYSHIMET E REJA LIGJORE: KUR MUND T’JU KONFISKOHET AUTOMJETI?
Të nderuar Shokë dhe drejtues mjetesh,
Si avokat, e shoh të rëndësishme t’ju njoftoj mbi ndryshimet e fundit në Kodin Penal (Neni 297-a dhe 300-b), të cilat parashikojnë masa shumë më të rrepta për shkelësit e rregullave të komunikacionit. Tani, përveç dënimeve me burg dhe gjobave, shteti ka fuqinë ligjore për konfiskimin e plotë të automjetit.Transmeton Tv Koha
Në cilat raste merret vetura?
Sipas ndryshimeve të reja, automjeti konfiskohet nëse kryeni këto vepra penale:
* Drejtimi në gjendje të dehur ose nën drogë: Nëse keni mbi 1.5 g/kg alkool në gjak ose jeni nën efektin e substancave psikotrope.
* Shpejtësia ekstreme:
* Në zonë të banuar: Mbi 50 km/h mbi shpejtësinë e lejuar.
* Jashtë zonës së banuar: Mbi 70 km/h mbi shpejtësinë e lejuar.
* Drejtimi në drejtim të kundërt: Nëse lëvizni në korsi të kundërt në autostradë ose rrugë me shirita të ndarë fizikë.
* Tejkalimi i kolonës në vende ku dukshmëria është e kufizuar
* Gara të paligjshme: Organizimi ose pjesëmarrja në gara të paautorizuara me mjete motorike.
* Drejtimi pa patentë shofer: Nëse drejtoni mjetin pa pasur fare leje drejtimi ose nëse ju është shqiptuar masa e ndalimit të drejtimit të mjetit.
Po nëse makina nuk është e juaja?
Këtu duhet të keni shumë kujdes! Ligji parashikon që:
* Automjeti konfiskohet edhe nëse është në pronësi të një personi të tretë, nëse pronari ka ditur ose është dashur ta dijë se personi që po e merr makinën nuk ka leje drejtimi ose do ta përdorë atë për veprime të tilla të kundërligjshme.
Masat plotësuese
Përveç konfiskimit të makinës, gjykata do të shqiptojë detyrimisht edhe:
* Ndalimin e drejtimit të mjetit për një periudhë prej 6 muaj deri në 10 vjet.
Këshilla ime si Avokat:
Siguria në komunikacion është mbi të gjitha, por pasojat juridike të këtyre ndryshimeve janë drastike dhe me kosto të lartë financiare e personale.
* Mos ua jepni makinën personave pa leje drejtimi.
* Respektoni me rigorozitet kufizimet e shpejtësisë dhe shenjat e komunikacionit.
* Asnjëherë mos drejtoni mjetin nën ndikimin e alkoolit.
Ligji nuk njeh mosdijen si arsyetim! Shpërndajeni këtë informacion për të vetëdijësuar miqtë dhe familjarët tuaj.
Me respekt,
Lejla Kadriu
Avokat
Exit mobile version