Site icon Tetova Expres

BOTËRORI 2026: FIFA FILLON TË SHESË VENDET E PARKIMIT

Tifozët  të  cilët  do të ndjekin ndeshjet  në Kampionatin  Botëror të futbollit   në SHBA,  krahas  biletës  për  të  hyrë   stadium  duhet të  sigurojnë  biletë  edhe  për  parking  të automjeteve. Një vend parkimi pranë “SoFi Stadium” në Los Angeles po shite për rreth 250 deri në 300 dollarë amerikanë

Me kalimin e ditëve FIFA po vendoset në një pozicion gjithmonë e më të vështirë karshi tifozëve, të cilët duan që të ndjekin direkt ndeshjet e Botërorit 2026. Çështja kryesore, e cila ka bërë që të gjithë të rebelohen është ajo që ka lidhje me çmimet e biletave.

FIFA ka pranuar se nuk mund të bëjë asgjë për të evituar rishitjen e biletave pasi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës një veprimtari e tillë është e ligjshme.

Me kalimin e ditëve ka dalë në pah edhe një tjetër problem. Siç dihet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës transporti publik nuk është i zhvilluar ashtu si në Europë dhe për këtë motiv shumë struktura spotive aksesohen vetëm nëpërmjet veturave. Sipas Henry Bushnell të “The Athletic”, FIFA po shet edhe vendet e parkimit pranë impianteve sportive.

Një vend parkimi pranë “SoFi Stadium” në Los Angeles po shite për rreth 250 deri në 300 dollarë amerikanë. Si të mos mungonte çmimi i lartë i vendeve të parkingut, tifozët janë ankuar edhe për vendndodhjen e tyre pasi për të shkuar deri në stadium duhet që të ecin për gati 1500 metra.

Advertisement
Exit mobile version