Site icon Tetova Expres

Mickoski kërkon që Kryepolici Toshkovski të reagojë ashpër ndaj kërcënimeve të protestuesve

Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi se ka kërkuar një reakcion vendimtar dhe të fortë nga policia ndaj të gjithë atyre që kanë shkelur ligjin, kanë bërë kërcënime publike dhe kanë rrezikuar qetësinë dhe sigurinë e qytetarëve gjatë protestave të djeshme, të lidhura me konfiskimin e automjeteve nga personat që kanë drejtuar pa patentë shoferi.

“Do të përgjigjemi ashpër, që të mos përsëritet çmenduria e djeshme që ndodhi,” tha kryeministri, duke iu referuar protestave të një grupi qytetarësh të komunitetit rom.

“Bisedova këtë mëngjes me ministrin e Punëve të Brendshme. Ajo që i kërkova është që **ata që kanë shkelur ligjin, kanë bërë kërcënime publike dhe kanë rrezikuar qetësinë dhe sigurinë e qytetarëve – të përgjigjen ashpër. Dhe do të përgjigjemi që të mos përsëritet kjo çmenduri e djeshme që ndodhi,” tha Mickoski.

Deklarata e kryeministrit vjen pas një serie protestash dhe bllokimesh rrugësh, ku disa demonstrues digjnin goma dhe mbeturina dhe hynin në përplasje verbale me policinë. Protestat janë reaksion ndaj zbatimit të ndryshimeve në Ligjin për Kundërvajtje, sipas të cilit është parashikuar konfiskimi i detyrueshëm i automjeteve për personat që kapen duke drejtuar pa patentë shoferi.

Exit mobile version