Site icon Tetova Expres

Moti: “Cikloni i Gjenovës” sjell shira të rrëmbyeshëm dhe rreziqe për përmbytje!

Nën ndikimin e presionit të ulët ajror dhe aktivitetit të theksuar ciklonik me qendër në Gjirin e Gjenovës, në Maqedoninë e Veriut, deri në fund të javës, pritet periudhë e motit të ndryshueshëm dhe jostabil.

Siç transmeton Tv Koha njoftimet e shërbimeve metereologjike vendore dhe “MeteoAlarm”, ditët në vijim do të ketë rreshje të shpeshta të shiut, që lokalisht do të jenë të rrëmbyeshme, kurse vende-vende do të ketë kushte për paraqitje të rralla të bubullimave.

Siç përcjell Tv Koha, gjatë kësaj periudhe jostabile, lokalisht priten rreshje shiu prej mbi 40-50 litra në metër katror, që rrit rrezikun për daljen e lumejve nga shtretërit dhe paraqitjen e përmbytjeve. Autoritetet bëjnë thirrje për kujdes veçanërisht gjatë lëvizjeve pranë lumejve.

Temperaturat do të mbeten pozitive në orët e mëngjesit dhe mbrëmjes kurse vende-vende do të tejkalojnë 10 gradë Celsius, që është mbi mesataren për këtë periudhë të vitit – përcjell Tv Koha njoftimin e autoriteveve metereologjike vendore.

Exit mobile version