Euroliga e basketbollit në kategorinë e meshkujve ka vazhduar edhe këtë mesjavë me ndeshjet e raundit të 26 të sezonit 2025/2026. Tabelën e kryeson Fenerbahçe 18 fitore 7 disfata
Tetë fitore të skuadrave vendase dhe dy fitore të ekipeve mysafire është epilogu i raundit të 26 në Euroligën e basketbollit në kategorinë e meshkujve[
Një ndeshje interesante është zhvilluara mes ekipit Virtus Bolonja dhe Lyonit e cila befasisht ka përfunduar me fitoren e skuadrës mysafire me rezultatin 7-0. Përkundër fitores në Transfertë skuadra e Lyonit vazhdon të mbetet në fundin e tabelës me vetëm 7 fitore e 9 disfata aq sa ka edhe skuadra turke Anadolu Efes që kësaj radhe shënoi fitore të sigurt kundër Valencias me rezultat të sigurt 107 -90
Panathinaikos para tifozëve vendas ka regjistruar fitore të ngushtë 82-81 kundër Realë Madridit me një kosh në sekondat e fundit nga Jeran Grant. Fitore në këtë xhiro kanë regjistruar edhe Bayern kundër Parisit, Milano kundër Baskonias, Crvena Zvezda kundër Hapoel Tel Aviv, Makabi Tel Aviv ndaj Partizanit dhe Zalgiris Kaunas kundër Monakos.
Tabela Febnerbahçe 18 fitore 7 humbje, në pozitën e dytë dhe të tretë janë Olymiakosi dhe Hapoel Tel Aviv me nga 16 fitore e 9 disfata , pasojnë Real Madridi, Valencia, Panathinaikosi, Crvena Zvezda dhe Barcelona 16 fitore e 10 disfata
Rezultatet
Virtus Bologna – Lyon-Villeurbanne 70-80
Barcelona – Fenerbahce 78-82
Bayern – Paris 81-75
Milano – Baskonia 109-89
Panathinaikos – Real Madrid 82-81
Maccabi Tel Aviv – Partizan 95-93
Crvena zvezda – Hapoel Tel-Aviv 87 – 75
Zalgiris Kaunas – Monaco 104-87
Anadolu Efes – Valencia 107-90
Dubai – Olympiakos 108-98
Shaban Sinani – TV Koha

