N`Golo Kante është ylli I ri I Fenerbahçes. Ai mbrëmë ka ateruar në Aeroportin e Stambollit dhe u prit nga mijëra tifozë të skuadrës turke.
Pamjet e publikuara nëpër rrjetet sociale janë joreale. Tifozët e Fenerbahçes ksihn vërshuar në aeroport por edhe nëpër rrugët e Stambollit për ta pritur yllin francez. Dukej sikurse Fenerbahçe festonte titullin kampion e jo sikur pritte futbollistin e ri në skuadër.
Derisa përfundimisht u përmbyll sfida e transferimit të N`Golo Kantes nga Al-Itihad, gjigandi futbollistik turk Fenerbahçe publikisht ka falënderuar Presidentin turk Rexhep Taip Erdogan duke e cilësuar si figurën kyçe në realizimin e këtij transferi.
N`Golo Kante ka 65 paraqitje për kombëtaren e Francës, kurse gjurmë të pashlyeshme ka lënë në Premier Ligën angleze ku fitoi dy tituj kampion me Lesterin dhe Çelsin.
