Site icon Tetova Expres

Ndjehen tërmete në Ohër dhe Manastir, epiqendrat në Shqipëri dhe Greqi!

Një tërmet me intensitet prej 3 ballë sipas Shkallës Makrosizmike Evropiane është ndier në Manastir, Ohër dhe vendet përreth mbrëmë në orën 23:10 – përcjell Tv Koha njoftimin e Opservatorit Sizmologjik pranë FSHMN-së në Shkup.

Epiqendra ka qenë në Shqipëri rreth 150 km në jugperëndim të Shkupit me magnitudë lokale të Rihterit prej 3.7 ballë.

Paraprakisht, dje në orën 19:50 ishte shënuar një tërmet në Ohër dhe rrethinë me intensitet 3 ballë sipas Shkallës Makrosizmike Evropiane. Epiqendra e kërtij tërmeti ka qenë në Greqi rreth 100 km në juglindje të Shkupit.

Exit mobile version