Nisma qytetare “Iniciativa për fëmijëri të sigurtë” ka publikuar një peticion ku kërkohet ndalesa e përdorimit të rrjeteve sociale për fëmijë deri 12 vjec dhe rregullimin e qasjes për të miturit deri në 16 vjec në Maqdoninë e Veriut.
Nga kjo nismë thonë se janë një grup I prindërve të shqetësuar, mësimdhënës, ekspertë dhe qytetarë që duan të nxisin ndryshime ligjore për të mbrojtur sigurinë digjitale, shëndetin mendor dhe privatësinë e të miturve.
INICIATIVA PËR FËMIJËRI TË SIGURTË
-Të ndalohet përdorimi i rrjteve sociale për fëmijtë deri në 12 vjeç dhe rregullimin për fëmijtë deri 16 vjeç gjatë regjistrimit përmes verifikimit domosdoshëm.
-Mediat sociale dhe platformat të sigurojnë mekanizma teknike dhe huridike për pëlqim prindëror.
-Kufizimin e targetimit algoritmik dhe rekomandimit automatik për përmbajtje kreative për profilet që identifikohen si të fëmijëve;
-Program kombëtar për arsimim digjiatl dhe mbështetje për shëndetin mendort të fëmijëve dhe familjeve të tyre.
Nga kjo nismë thonë se dëmi tashmë po ndodh para syve tanë, duke përmendur efektet negative sikurse shëndeti i cënuar mendor, dhunë online, vetëlëndime, “sfida” të rrezikshme, koncentrim të ulët e të ngjashme.
Nisma rikujton se disa vende sikurse Australia, Franca, Spanja, Suedia, Sllovenia e të tjera kanë bërë tashmë hapin e parë duke ndaluar përdorimin e rrjeteve sociale për fëmijtë dhe rregullimin e të njëjtëve për adoleshentët.
