Qytetarët që hyjnë në udhëkryq me dritë të gjelbër, por mbesin të bllokuar për shkak të ngarkesës në komunikacion dhe më pas u ndizet drita e kuqe, nuk do të gjobiten nga sistemi Safe City. Kështu bëri të ditur policia e Tetovës, duke sqaruar se çdo gjobë e shqiptuar gabimisht mund të ankimohet në SPB Tetovë, ndërsa Komuna paralajmëron vendosjen e semaforëve të rinj për lehtësimin e qarkullimit.Transmeton Tv Koha
Qytetarët që futen në të të gjelbërt por mbesi në udhëkryq për shkak të ngërçit në komunikacion dhe më pas ndizet drita e kuqe, nuk do të gjobiten nga Safe City. Kështu thotë Muhamet Ademi nga policia e Tetovës kur u pyet për udhëkryqin te shkolla e mesme e mjekësisë, i cili bëri apel që edhe nëse dikush gjobitet për kalim në semafor të kuq, por në të vërtetë ka hyrë në gjelbërt, mund të drejtohet te SPB TETOVË për ta ankimuar atë vendim.
Nga ana tjetër kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami thotë se në Tetovë do të vendosen semaforë të rinj më bashkëkohor që do të mundësojnë qarkullim më të lehtë për qytetarët.]
Profesori i komunikacionit Agim Neziri thotë se në Tetovë akoma nuk janë pjekur kushtet për të funksionuar ky sistem, pasi që ka mangësi në shenja dhe mosfunksionim adekuat në semaforë.
Për ndryshe në Tetovë ka radar të Safe City në 3 lokacione, një në hyrje të Tetovës nga Shkupi, një në rrugën industriale afër Ecolog dhe një në bulevardin e Ilindenit, tek shkolla e mesme e mjekësisë që përveç shpejtësisë, kontrollon edhe shkeljet e rregullave të sinjalizimit ndriçues.
Ndwrkaq sa i përket paralajmërimeve për radar që janë vetëm në gjuhën maqedonase përgjat autostradës në zonën dhe rrethinën e Tetovës, Kasami tha se do të parashtrojnë kërkesë zyrtare në institucionet qëndrore që të njëjtat të bëhen edhe në gjuhën shqipe. Transmeton Tv Koha
