Dy skuadrat tetovare të volejbollit Shkëndija dhe Liria e Zheroivjanit kan siguruar kualifikim në çerekfinale të kupës së Maqedonisë. Ndeshja Universiteti i Tetovës – Janta Volej zhvillohet më 11 shkurt
Mbrëmë janë zhvilluara ndeshje e fazës së parë të vlefshme për Kupën e Maqedonisë në volejboll për meshkuj dhe vajza
Në kategorinë e djemve dy skuadrat tetovare kanë regjistruar fitore të sigurta dhe atë Shkëndija kundër – Makedonija Xhio me rezultatin 3-0 në sete , ndërsa Liria mundi ekipin Vesna Probishtipin me rezultatin 3-1 në sete, në ndeshjen e tretë që u zhvillua mbrëmë Susheva ka fituar 3-0 në sete kundër Skipjes. Ndeshja Universiteti i Tetovës – Janta Volej luhet më 11 shkurt
Në kategorinë e e vajzave u regjistruan këto rezultate: Flamengo Volej – Shkupi 3-1, Janta Volej – Viola Volej 0-3 dhe Novo Sello – Kumanova 3-1.
Ndërsa në xhiron e tretë të pjesës së dytë të kampionatit që zhvillohen të shtunën, në fazën play off, takohen Strumica – Susheva, Rabotniçki – UGD Shtipi dhe Boreci – Universiteti i Tetovës, ndërsa në fazën play out takohen: Shkëndija – Janta Volej, Makedonija Xhio – Liria dhe Vesna Probishtip – Skopje
Shaban Sinani – TV Koha

