Site icon Tetova Expres

HAPEN LOJËRAT OLIMPIKE DIMËRORE MILANO CORTINA 2026

 Sonte me fillim në ora  20.00  në  stadiumin  San Siro të Milanos  do të  mbahet  ceremonia hapëse e  Lojërave  Olimpike Dimërore  ‘’Milano Cortina  2026’’ku  do të marrin pjesë mbi 2900  sportist  nga  92 vende  të Botës

 Sonte me një ceremoni spektakolare do të nis edicioni i  25-të jubilar  Lojërat Olimpike  Dimërore Milano-Cortina  2026.  Hapja  solemne  do të  filloj me  parakalimin e   afro  3.000  sportistëve  nga  92 vende  të botës .

Ndryshe nga edicionet e mëparshme inauguruese, ku delegacionet dhe mbajtësit e flamujve hynin në një vend të vetëm të ndarë në grupe, ky edicion do të shohë pjesën më të madhe  të  sportistëve që do të marshojnë edhe nëpër vendet ku edhe  do të garojnë

 Ceremonie  kryesore e Lojërave Olimpike Dimërore Milano Cortina 2026   do të  mbahet  sonte   me  fillim në ora 20.00 në Stadiumin Olimpik San Siro të Milanos, si dhe në vendet olimpike të Livignos, Predazzos dhe Cortinës. Në përputhje me protokollin olimpik, parada fillon me Greqinë dhe përfundon me Italinë, vendin pritës, duke ndjekur rendin alfabetik të delegacioneve në italisht.  

Kujtojmë  se   Maqedonia e Veriut në këto  Lojëra  Olimike  Dimërore përherë të parë do të përfaqësohet me  4 garues,  Shqipëria  gjithashtu do të  përfaqësohet me  4  sportistë, ndërsa  Kosova  vetëm  me  2  garues.
 
SHABAN SINANI – TV KOHA
Exit mobile version