Site icon Tetova Expres

MICKOSKI: HIQEN NËNKRYETARËT NË VMRO-DPMNE, RIKONSTRUIMI I QEVERISË NË MAJ OSE QERSHOR!

Në këtë mandat VMRO-DPMNE nuk do të ketë nënkryetarë partiak. Kështu ka deklaruar gjatë një interviste për RTVM-në, Kryeministri dhe lideri I VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, në vigjilje të Komitetit Qendror të partisë ku duhet të zgjidhen anëtarët e rinj të Komitetit Ekzekutiv dhe Sekretari I ri I Përgjithshëm.

Nënkryetarët e deritashëm të VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikolovski, Vlado Misajlovski, Gordana Dimitrievska – Koçoska dhe Timço Mucunski, do të propozohen për anëtarë të Komitetit Ekzekutiv.

Në Kongresin e ardhshëm partiak në vitin 2029, Mickoski paralajmëroi se VMRO-DPMNE-ja do të ketë Kryetar të ri dhe udhëheqësi të re.

“Me këta njerëz jam nga dita e parë dhe janë bashkëpunëtorët më të afërt, por sic paralajmërova për vitin 2029 dhe për parimet që I përfaqësoj në Kongresin në 2029 partia do të ketë udhëheqësi të re, kryetar të ri për t`u dhënë hapësirë të gjithë të interesuarve që mendojnë se mund të japin vlerë të shtuar sin ë VMRO-DPMNE poashtu edhe në Qeveri”

Derisa bëhet përpilimi I organeve partiake, Mickoski gjatë intervistës potencoi se do të nis të mendojë edhe për Qeverinë dhe kandidatët e rinj në ekzekutiv si dhe për ndryshimet e resorëve. Ai pret që I gjithë procesi I rikonstruimit qeveritar mund të rrumbullaksohet gjatë majit dhe qershorit.

Advertisement
Exit mobile version