Site icon Tetova Expres

PROTESTAT KUNDËR “SAFE CITY”: PROTESTUESI KËRKON FALJE PUBLIKE!

Personat që kanë protestuar nëpër shumë qytete të vendit, pasi policia ua kishte konfiskuar automjetet për shkak të mospasjes së lejeve të vozitjeve, do të ndiqen për shkaktimin e urrejtjes dhe organizimit të rezistencës, ka njoftuar Prokuroria Publike.

Ndërkohë, Rafet Memishovski, një ndër romët që kishte protestuar në Manastir dhe ishte kërcënuar me rrahje dhe vrasje, publikisht i ka kërkuar falje kreut shtetëror.

Një një video-mesazh të xhiruar në ambient shtëpiak, të publikuar nga “Roma Pres”, Memishovski tha se kishte bërë gabime dhe se kjo nuk do të përsëritet.

 RAFET MEMISHOVSKI – PROTESTUES NË MANASTIR

“I kërkoj falje gjithë Qeverisë dhe Ministrisë, Presidentit, që bëra gabimin dhe që u kërcënova. Kjo nuk do të poërsëritet. Isha I nervozura për shkak se kushëririt ia morën veturën dhe të gjithë ishim të stresuar dhe protestuam. Nuk do të kërcënohemi më”  

Advertisement

Ditëve të kaluara romët në Manastir, Shtip dhe Prilep disa herë protestuan duke bllokuar rrugë dhe duke ndezuar zjarre. Ata kërkojnë që të shfuqizohen ndryshimet ligjore për marrjen e automjetit për shkak të mospasjes së patent shoferit.

Kryeministri Hristijan Mickoski pas protestave deklaroi se e kishte urdhëruar Ministrin e Brendshëm, Pançe Toshkovski, që policia ashpër t`u përgjigjet ngjarjeve të këtilla të jashtëligjshme.

Gjatë protestave romët pohuan se nuk kanë mundësi të pajisen me leje të vozitjeve për shkak të kushteve financiare por edhe mungesës së shkollimit.

Por, Ministrja e Arsimit, Vesna Janevska, deklaroi se fëmijët romë regjistrohen në shkollë dhe nuk ndjekin mësimet.
Sipas saj, Ministria e Arsimit dhe Shkencës punëson dhe paguan rreth 40 ndërmjetës romë për të rritur  përfshirjen e fëmijëve romë në shkolla, por për fat të keq, ata nuk ndjekin mësimet.

Protestat e romëve shkaktuan edhe përplasje politike. Derisa VMRO-DPMNE akuzon LSDM-në se qëndron pas protestave kundër ligjeve të reja në komunikacion, socialdemokratët thonmë se nuk janë kundër dënimeve, por kërkojnë zgjidhje për qytetarët që nuk kanë mundësi të japin provimin për patent shofer.

Advertisement
Exit mobile version