Sindikata e Pavarur e Policisë (NSP) njofton se ka dorëzuar kallëzim penal te Prokuroria Themelore Publike në Manastir kundër dy personave, të cilët gjatë një proteste spontane në rrugën Bitola–Resnj kërcënonin publikisht për jetën e policëve të pranishëm, si dhe për jetën e Kryeministrit, Presidentit të shtetit dhe gjithë udhëheqjes shtetërore.
Nga kjo sindikatë kërkojnë që të mos tolerohen këto akte dhe veprime të dhunshme që cënojnë policët, jetën dhe imazhin e tyre.
Megjithatë, dy ditë më vonë protestuesit rom u tërhoqën nga dhuna, ndërsa njëri prej tyre kërkoi falje publike. Por pavarësisht kësaj, Sindikata bën të ditur se nuk tërhiqet nga ndjekja penale e protestuesve rom.
