Site icon Tetova Expres

DROGA E KONFISKUAR: PËRPLASJE POLITIKE – KËRKOHET PËRGJEGJËSI!

Droga e konfiskuar në Serbi dhe Maqedoni, ka hapur një valë të re të konflikteve politike me akuza e kundërakuza midis pushtetit dhe opozitës. Tensionet eskaluan me kërkesën për kërkimfalje dhe paralajmërime me padi nga ish-lideri I LSDM-së, Zoran Zaevi, të cilin VMRO-DPMNE publikisht e implikon në rastet e sekuestrimit të marijuanës mjekësore. Është prononcuar edhe PTHP-ja.

Në kuadër të aksionit të zbatuar periudhën e kaluar, ku deri tani janë sekuestruar mbi 40 ton marijuanë nga më shumë subjekte juridike të vendit , PTHP-ja njofton opinionin se në vazhdimësi po ndërmerr aktivitete në bashkëpunim me MPB-në dhe Komisionin për miratimin e kultivimit të kanabisit për qëllime mjekësore në kuadër të MSH-së.

Janë vënë edhe linjat e komunikimit edhe me autoritetet e Serbisë.

“Për të zbardhur faktet dhe rrethanat Prokurori nga Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit është në komunikim me Prokurorinë për Krim të Organizuar të Serbisë, për të këmbyer informacionet që do të ndihmonin implikimet e mundshme të dy rasteve dhe origjinën e marijuanës. Po ndërmerren edhe masa tjera, sikurse marrja në pyetje e personave si dëshmitarë”

Ndërkohë edhe gjatë ditës së sotme nuk kanë munguar përplasjet partiake për temën në fjalë,

Advertisement

LSDM-ja pretendon se DEA amerikane ka dorëzuar të dhëna në Prokurorinë e Maqedonisë dhe Serbisë për skandalin me 5 ton drogë.

“Sipas informacioneve jozyrtare nga mediat serbe, Prokuroria në Serbi dhe Maqedoni ka marrë të dhëna kyçe nga DEA amerikane. Për shkak të këtij bashkëpunim ndërkombëtar, Mickoski tashmë një javë s`ka përgjigje se si 5 ton marijuanë kaluan kufirin, ta kalojnë Maqedoninë dhe të hyrjnë në Serbi. Heshtja nuk është e rastit, për shkak se faktet tregojnë se pa mbështetjen e strukturave të pushtetit, MPB-së, Doganës dhe institucioneve tjera, një operacion I këtillë kontrabandues nuk do të ishte I mundur”

Por, nga VMRO-DPMNE insistojnë se në rastin e konfiskimit të 40 ton drogë janë të implikuar Zaevi dhe Filipçe. Sipas partisë në pushtet rretrh 70% e drogës së sekuestruar I takon firmave, sic thonë, të njerëzve të afërt me Zaevin.

“Tani pason zbardhja e plotë e krimit në kët fushë. Secuili që merret me kultivimin, prodhimin e prodhimeve të gatsh,e nga marijuana do të hetohet. Për implikimin e Zaevit dhe Filipçes, fillimisht ata le të përgjigjen. Ku është paraqitur Zaevi gjatë konfiskimit të 5 ton drogë, pse me shpejtësi Filipçe është drejtuar për në jug. Rasti do të kompletohet vetëm nëse PTHP heton të gjitha aspektet, mes të cilëve edhe lidhjen Zaev – Filipçe”

Mbi 40 ton marijuanë deri tani janë konfiskuar në aksionin që nisi nga 5 shkurti nga Policia dhe Prokurorua në fabrikat për kanabis mjekësor në vend.

Advertisement

Sipas MPB-së, aksioni vazhdon edhe mëtej, por nuk ka informacione për të dyshuar apo të arrestuar.

Nga marijuana e sekuestruar, 9 ton dhe mbi 1300 shishe vaj kanabisi janë konfiskuar nga një fabrikë në Shkup, derisa mbi 31 ton marijuanë dhe biomasë nga firma në rajonin lindor të vendit.

Exit mobile version