Site icon Tetova Expres

VOLEJBOLL: FITOJNË SHKËNDIJA DHE LIRIA, HUMB UNIVERSITETI TETOVËS

 Në  javë e tretë të pjesë së dytë të kampionatit,  ekipet favorite  vazhdojnë  me  suksese.  Fitore  ka  regjistruar edhe   skuadrat tetovare Shkëndija  dhe  Liria, ndërsa  ka  humbë  Universiteti i Tetovës

 Kampionati  në Ligën e Pare të volejbollit në kategorinë e meshkujve  ka  vazhduar edhe  këtë fundjavë me  ndeshjet e  xhiros  së tretë në fazën e play off-it  dhe të play out. Në fazën e play off-it janë zhvilluara  vetëm  dy  ndeshje.

Në Veles, Boreci ka  shënuar fitore 3-0 kundër ekipit Universiteti i Tetovës, ndërsa kampioni  në fuqi klubi i volejbollit Strumica  befasisht ka shënuar vetëm fitore të ngushtë kundër ekipit të Sushevës 3-2 në sete. 

Ndeshja mes Rabotniçkit dhe  UGD Shtipi është anuluar.

Në fazën e play off-it tabelën  vazhdon  të kryeson i vetmuar UGD Shtipi 37  para  Borecit që  ka  35 pikë. Universiteti i Tetovës është  e  gjashta  me  20 pikë

Advertisement

Në fazën e play out, dy  skuadrat tetovare  Shkëndija e Tetovës dhe  Liria e Zherovjani kanë regjistruar fitore  të sigurta. Shkëndija  në Tetovë  ka  fituara   ndeshjen  kundër Janta Volej  3-0  në sete.

Për  ekipin kuqezi ishte kjo  fitorja e tretë radhazi  në pjesën e dytë të kampionatit  dhe  me  23  pikë mbanë pozitën e  shtatë  në renditje.

Fitore të sigurt dhe atë në transfertë kundër Makedonija  Xhio  në Strumicë me  rezultatin  3-1 në sete duke vazhduar  të mbaj  pozitën e tetë në renditjen  e tabelës.

Exit mobile version