Indeksi I perceptimit të korrupsionit për vitrin 2025 tregon se korrupsioni vazhdon të paraqes kërcënim serioz në shumë vende të botës. Raporti tërheq vërejtjen se dobësimi I mekanizmav për kontroll demokratik dhe presionet ndaj mediave të pabvarura dhe shoqërisë civile ulin transparencën dhe llogaridhënien e qeverive.
Maqedoni e Veriut ka fituar 40 pikë në shkallën nga 0 deri 100 dhe gjendet në vendin e 84-të nga 182 vendet e ranguara. Në vitin 2024 vendi ynë kishte numër të njëjtë të pikëve – 40 dhe ishte në vendin e 88-të.
Nga Transparency International thonë se problemet kyçe sistematike edhe më tej mbeten reformat e pasuksesshme dhe jo të përfunduara në gjyqësor dhe prokurori që nuk arrijnë të sigurojnë sistem efikas dhe të pavarur gjyqësor.
Gjithashtu ngjarjet që lidhen me ish-Kryetaren e Komisionit Antikorrupsion seriozisht kanë cënuar besimin e opinionit në institucionet e ngarkuara për luftën kundër korrupsionit.
TRANSPARENCY INTERNATIONAL
“Këto rezultate dërgojnë mesazhin e qartë se pa vullnet të vërtetë politik, procese transparente dhe institucione llogaridhënëse, RMV-ja do të mbetet e bllokuar në stagnim. Lufta antikorrupsion duhet të trajtohet si prioritet kryesor shtetëror e jo si angazhim deklarativ”
Nga vendet e rajonit Serbia është në vendin 116-të, Shqipëria në 91, Kosova në vendin e 76, kurse Greqia në atë të 56.
Në vendin e parë është Danimarka, e dyta Finlanda, kurse në mesin e 10 më të mirëve janë edhe Singapori, Zelanda e Re, Norvegjia, Suedia, Zvicra, Luksemburgu, Holanda dhe Gjermania.
Në fund të listës janë Sudani Jugor, Somalia, Venecuela, Jemeni, Libia, Eritrea e të tjerë.
