Site icon Tetova Expres

PROTESTA: LSM – DEPUTETËT BLLOKOJNË RRITJEN E PAGAVE!

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë, nisi protestën para Kuvendit duke bllokuar dy rrugët që cojnë drejt parlamentit për të detyruar deputetët që në këmbë të shkojnë në punë. Sindikalistët kërkojnë rritjen e pagës minimale në 600 euro dhe pagave tjera për 100 euro.

Në dy lokacione rreth Kuvendit, nga 21 punëtorë më flamuj dhe fishkëllima shprehën pakënaqësinë duke kërkuar nga deputetët që paga minimale të rritet në 600 euro kurse pagat tjera për 6000 denarë.

Punëtorët protestues dërguan mesazhin se deputetët janë ata që më shumë se një vit bllokojnë ligjin për rritjen e pagave minimale dhe se nuk duan ta pranojnë nismën e LSM-së për uljen e pagave të funksionarëve.

Kreu I LSM-së Slobodan Trendafilov deklaroi se shumë deputetë janë zgjuar më herët që para orës 9.00 të jenë në punë që të mos përballen me punëtorët për shkak se, sic tha, turpërohen nga ata.

“Turpërohen nga votuesit e tyre për shkak re refuzojnë ta rrisin pagën punëtore, kurse nga ana tjetër do të rritet jo vetëm për 9.2%, por 100 ose 120.000 denarët e tyre do të shtohen me 21% rritje tëp agave. Të jetë turpi më I madh ata janë të gatshëm që koeficientët e pagave të tyre ulin për 9%, vetëm që të mos rriten pagat e punëtorëve”

Advertisement

Sindikalistët kërkuan nga deputetët që në seancë parlamentare të propozojnë rritjen e pagës minimale mnë 600 euro dhe pagat tjera punëtore për 6.000 denarë dhe nëse këtë nuk e bëjnë, sipas LSM-së, do të mbledhin 10.000 nënshkrime dhe do të propozojnë uljen e pagave të funksionarëve.

Sipas paralajmërimeve, punëtorët të enjten në këtë mënyrë do ta bllokojnë Odën Ekonomike, kurse për të martën e ardhshme edhe Qeverinë.

LSM-ja vlerësoi se për ditën e sotme deputetët nuk guxojnë të kërkojnë harxhime të rrugës duke paralajmëruar se do ta kërkojnë raportin nga Kuvendi se cili deputet ka kërkuar t`I mbulohen harxhimet e rrugës.

Exit mobile version