Rrëshqitjet e dheut në rrugën 146 në Tetovë kanë nxjerrë në sipërfaqe edhe gypin e ujësjellësit që furnizon me ujë të pijshëm qytetarët. Kjo rrugë që është rrënuar rrezikon dhe banorët, sidomos tash në këtë periudhë kohore kur ka të reshura të shiut edhe ngrica. Banorët thotë se rruga është rrezik për ta, ndërsa në kohën e dimrit për ata është sfidë me vetë pasi që rruga rrëshqet dhe dheu shembet.
“ gjendja është shumë e rëndë edhe shumë e keqe duhet të përmisohet se jemi në zor të madh .Gjatë dimrit edhe më keq është me pllaka begatoni, në disa vende edhe është shembë rruga se ka rënë shi shumë.”
“ Është rrezik për të gjithë qytetarët se duhet të sanohet , edhe ne jemi për atë që sa më shpejtë të sanohet për qytetarët.”
“ nuk është e rregulluar poshtë krejt gropa, kodra , dimrit ngrinë rruga nuk mund të ecin veturat edhe bien këtu, kjo është.”
Por nga komuna e Tetovë thonë se kanë projekt për rrugën 146, ndërsa tenderi akoma nuk është hapur për të rregulluar këtë rrugë. Ata premtojnë se problemi veç më është i ditur dhe se ekipet janë në terren.
Albion Alili – zëdhënës i komunës
“ Po ne më tash jemi informuar përmes mediumeve, dhe ekipet e sektorit për veprimtari komunale dhe të ujësjellësit janë në terren për të konstatuar për gjendjen që është rruga. Për rrugën në falë komuna ka më veç projekt edhe pritet që gjatë vitit të ndërtohet.”
Lagja 146 ka rreth 3 mijë shtëpi, ndërsa fakti se është në rrëzë të malit sharr dhe shumica e shtëpive janë pa plan detal urbanistik , a herë kemi të reshura të shiut apo edhe të borës kemi rrëshqitje të dheut, para një muaj, nga rrëshqitja e dheut u dëmtuan edhe dy shtëpi, ndërsa kur kemi të reshura të borës, për shkak të pjerrtësisë veturat nuk mund të lëvizin në këtë pjesë.
