Site icon Tetova Expres

LSDM: FUSHATA ANTI PSP – OPERACION PËR KTHIMIN E GRUEVSKIT!

Tashmë disa ditë me radhë VMRO-DPMNE përmes press-konferencave partiake drejton sulme dhe akuza ndaj ish- Prokurorisë Speciale Publike, duke e quajtur këtë prokurori si dorë të zgjatur të Zaevit dhe LSDM-së. Socialdemokratët thonë se sulmet e këtilla të orkestruara paraqesin përpjekje për kthimin e Gruevskit në vend.

Njerëz të Oliver Spasovskit kanë bërë presione ndaj Prokurorëve në ish-PSP-në dhe kjo Prokurori ka punur sipas urdhërave të Zaevit dhe LSDM-së, kurse lidhjet e tyre shkojnë deri tek gjykatat. Akuzat vijnë nga VMRO-DPMNE duke pohuar se njerëz të Spasovskit kanë diktuar se cilët njerëz të ndiqen dhe cilët të përjashtohen në raste të vecanta.

“Këshilltari i Ministrit të Brendshëm, Oliver Spasovski, në Qeverinë teknike para 10 viteve, në zyrat e PSP-së I ka thënë Prokurores Kadriu se duhet të zgjerohet përfshirja e personave me rastin. Pasi ajo nuk ka pranuar, ai ka shkuar në vend tjetër për t`u ankuar, kurse pas një kohe të shkurtër Kadriu ishte përjashtuar nga puna”

Por, nga LSDM-ja thonë se fushata e VMRO-DPMNE-së kundër lëndëve të PSP-së, paraqet një operacion për kthimin e Gruevskit.

“Pasi I shikuam rezultatet e hulumtimeve në Hungari, bëhet e qartë se miku I afërt I Mickoskit, Orbani mund të përballet me humbje në zgjedhje. Këtë e ka parë edhe Gruevski. Në vend se në Idrizovë, VMRO pkanifikon ta kthejë në Pallatin e Bardhë.Kështu duken reformat në VMRO. S`ka nënkryetarë, s`ka konkurencë të brendshme – hapet rruga për Kryetarin e vetëm të VMRO, Gruevskin”

Advertisement

Socialdemokratët thonë se skenari I sulmeve ndaj ish-PSP-së ka të bëjë me kthimin e Gruevskit, që sipas tyre, përmes mediave të Orbanit në Maqedoni, tashmë po zhvillohen fushata të zeza për ndjekje politike dhe raste të montuara.

Exit mobile version