Ambasadori i BE-së Michalis Rokas sot qëndroi në Komunën e Bogovinës, ku u njoftua nga afër me këshilltarët, kryetarin e këshillit dhe kryetarin e Komunës së Bogovinës, Feti Abazin. Ambasadori Rokas tha se është mëse i lumtur të gjendet në Komunën e Bogovinës dhe se kanë biseduar shumë tema me kryetarin e ri të Komunës të cilit i ka uruar edhe marrjen e postit si i pari i komunës. Rokas tha se ka paraparë edhe takime të shumëta me grupe të ndryshme të banorëve të Bogovinës me të cilët do të diskutojë edhe rëndësinë e integrimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, por edhe të shohë nga afër investimet që janë bërë me fondet e BE-së.
Deklarat – Michalis Rokas – Ambasador i BE-së në Maqedoni të Veriut
“Është shumë me rëndësi, që të takohemi dhe të angazhohemi me qytetarët. Sot gjatë ditës do të takohemi me qytetarët. Do të kem një debat me popullatën lokale këtu me vendasit. Për të pasur një takim shumë të hapur me integrimin e vendit në BE, për shkak se duam të potencojmë disa mesazhe shumë të rëndësishme, faktikisht kontributi që BE-ja e jep për vendin. Pastaj gjithashtu agjenda reformuese dhe reformat që burojnë nga kjo agjendë. Gjithashtu dëshira jonë si Bashkim Europian me qëllim që ta përshpejtojmë proçesin anëtarësimit të vendeve në BE dhe gjithashtu të sigurojmë se reformat e duhura do të implementohen së shpejti nga Maqedeonia e Veriut që sa më shpejtë e njëjta të bëhet pjesë e familjes tonë të madhe evropiane”.
Kryetari i Komunës së Bogovinës, Feti Abazi tha se ndihet i privilegjuar të jetë nikoqir i Ambasadorit të BE-së Michail Rokas, duke thënë se gjatë takimit nuk kanë munguar as bisedat për problmet dhe projektet konkrete të komunës me të cilën ai udhëheq.
Deklarat – Feti Abazi – Kryetar i Komunës së Bogovinës
Ambasadori i BE-së Michalis Rokas sot qëndroi gjatë gjithë ditës në Komunë të Bogovinës ku përveç takimeve zyrtare në hapësirat e Komunës ka zhvilluar edhe takime të tjera me grupe të ndryshme të qytetarëve.
