Site icon Tetova Expres

SHUMË FJALË, PAK VEPRA – MAQEDONIA SA AFËR AQ LARG BE-së

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut, menzi presin që vendi të anëtarësohet në familjen e madhe të Bashkimit Europian, duke shpresuar në rritje të standartit të jetësës, ekonomisë, sigurisë dhe drejtësisë.

Por krejt çka po marrin prap janë deklarata retorike për pëfitim të poenëve politik ditor! Qeveria e re erdhi me premtimin se do të plotësohet kushti i Komisionit Evropian, pra që ndryshimet kushtetuese do të ndodhin dhe se vendi do të hapëroj drejt BE-së por deri më tani nuk është lëvizur fare në këtë aspekt.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut thotë se është pajtuar që ndryshimet kushtetuese të ndodhin, por kërkon garanca që nuk do të ketë kushtëzime tjera. Bullgaria siç duket nuk e ka me nxitim dhe nuk po e flet atë që Hristjan Mickoski dëshiron ta ndëgjojë! E kjo ka shkaktuar ngecje në integrimin e Maqedonisë!

Në pyetjen e Televizionit Koha, se çfarë tjetër mund të bëj Brukseli që të bind udhëheqësit e Maqedonisë së Veriut që të lëvizin përpara drejtë integrimit, Ambasadori i BE-së në RMV, Michail Rokas tha se të gjithë liderët e BE-së që kanë qenë këtu, kanë bërë apele, i kanë sguruar dhe u kanë ofruar mbështetje politikanëve të Maqedonisë për ndryshimet kushtetuese dhe plotësimin e kushteve të tjera. Ai shtoi se pozicioni i BE-së është i qartë, se duhet me patjetër të implementohen kërkesat e tyre, që janë ndryshimet kushtetuese, pa të cilat vendi nuk mund të ec përara.

“Liderët europian të cilët së fundmi e kanë vizituar vendin, ata kanë pasur një mesazh të përbashkët, dera është e hapur dhe Maqedonia e Veriut e ka vendin në familjen europiane. Pra ne jemi gati dhe u kemi ofruar mbështetje në çfarëdo ngritje të besimit, nevojat që të pasojnë, dhe çfarëdo do mase ose ideje që do të vijoj me qëllim që të hapim negociatat. Pozicioni i BE-së është shumë i qartë, daton që nga viti 2022, dhe angazhimin që shteti e ka marr duhet patjetër që të implementohet”

Advertisement

Nga ana tjetër, në mungesë të hapava konkret të krerëve të shtetit për sa i përket integrimit në BE, qytetarët po ndërmarrin masa vetë! Qindra qytetarë presin çdo ditë para ambasadave të vendeve europiane, duke shpresuar për jetë më të mirë jashtë Maqedonisë së Veriut. Vetëm në rajonin e Tetovës, pas përfundimit të gjysmëvjetorit të parë, 120 nxënës  kërkuan fletshpërngulje nga shkollat fillore, për të bërë bashkimin familjar me prindërit e tyre që tashmë jetonin në mërgim. Ndërkaq, secilin vit kemi shumë e më shumë persona që migrojnë dhe shifrat janë frikshëm në rritje. Se a po bëhet qëllimisht ky ngërç i integrimit që të shtyejn qytetarët e sidmos shqiptarët drejt migrimit, mbetet që ta komentin ju shikues të nderuar!

Exit mobile version