Site icon Tetova Expres

TËRMETI: TETOVARËT TË SHQETËSUAR – EKSPERTËT QETËSOJNË SITUATËN!

Mbrëmë rreth orës 22:05 territori I RMV-së u godit nga një tërmet me epiqendër në Kosovën fqinje, rreth 45 kilometra në veriperëndim të Shkupit. Sipas të dhënave të Opservatorit Sizmologjik pranë FSHMN-së në Shkup, tërmeti ka qenë me manjitudë me 4.6 sipas shkallës Rihter.

Rajoni I Tetovës, Gostivarit dhe Shkupit mbrëmë përjetuan makth të vërtetë. Bashkë me disa rajone të Kosovës u ndjenë lëkundjet më të fuqishme dhe sipas të dhënave zyrtare intensiteti ka qenë 5 ballë sipas Shkallës Makrosizmike Evropiane.

Sizmologët thonë se tërmeti ka qenë aq I fuqishëm që të ndjehet nga një numër I madh I qytetarëve, por fatmirësisht deri tani nuk ka denoncime për dëme materiale ose të lënduar.

Lëkundjet e tërmetit në Tetovë mbrëmë detyruan që shumë njerëz të largohen nga objektet e banimit, nga frika e goditjeve tjera, kurse nëpër rrjetet sociale janë shpërndarë pamje të kamerave të sigurisë që tregojnë intensitetin e tërmetit.

Mbrëmë Tetova përjetoi një makth të vërtetë. Lëkundjet e tërmetit shqetësuan shumë banorë. Shumë prej tyre dolën para objekteve të banimit, për të shmangur goditjet tjera eventuale.

Advertisement

Por, c`thonë qytetarët e Tetovës? Si e përjetuan ata natën e mbrëmshme?

“Pata pak frikë, por u tejkalua se u ndal për fat të mirë”

“Si do të përjetosh, pak zgjati dhe kaloi”

“Si zakonisht, tërmeti është tërmet, s`ka paralajmërim. Dolëm në rrugë dhe u kthyem menjëherë”

“Mos më pyet se ende nuk mund të qetësohem”

Advertisement

“Nuk dolëm nga shtëpia, por u përgatitëm të jemi të gatshëm me iukë nëse ndodh edhe faza e dytë”

Pas tërmetit të orës 22.05, sizmologët thonë se janë shënuar edhe lëkundje tjera apo aftershock, që janë të zakonshme pas valës së parë të tërmetit.

Profesori i rregullt I Institutit për Gjeografi, Dr.Ivica Milevski, ka dhënë mesazhe qetësuese duke pohuar se nuk ka hapësirë për shqetësime duke shtuar bëhet fjalë për procese natyrore gjeologjike.

“Asgjë e tmerrshme, Mali Sharr jo I qetë akoma po rritet, madje edhe për disa milimetra (që nuk është edhe pak). Le ta bëjë punën që e ka bërë me miliona vite, pak nga pak, kurse ne mund të pushojmë” – ka shkruar në rrjetet sociale profesori Milevski.

Në këtë rajon edhe para dy ditëve u shënuan lëkundje sizmike me 3 ballë sipas Shkallës Makrosizmike Evropiane.

Advertisement

Edhe pse tërmetet ishin me manjitudë mesatare dhe nuk kanë shkaktuar dëme, sërish rikujtojnë se ky rajon mbetet me aktivitet sizmik.

Exit mobile version