Site icon Tetova Expres

TRENDAFILOV: PO NDIQEM – KEQPËRDOREN FËMIJTË!

Kryetari i LSM-së, Slobodan Trendafilov, ka drejtuar akuza të ashpra se po ndiqet. Jo vetëm ai personalisht por edhe fëmijtë e tij.

Sipas tij, Deputetja e VMRO-DPMNE-së, Dafina Stojanoska, ka publikuar në mënyrë të jashtëligjshme një video-xhirim ku shihen fëmijtë e tij të mitur.

Videoja shtë publikuar gjatë bllokimit të Kuvendit nga ana e LSM-së ku kërkohej rritja e pagave. Në videon që e ka shpërndarë Stojanoska shihet se si Trendafilovi dhe fëmijtë e tij, hyjnë në automjet.

Kreu I LSM-së ka kërkuar nga MPB-ja që të konstatojë se kush e ka bërë xhirimin dhe t`i merret imuniteti deputetes Stojanoska.

SLOBODAN TRENDAFILOV – LSM

Advertisement

“Pyes Ministrin e Brendshëm? A e ndjekin shërbimet Kryetarin e LSM-së dhe nëse ia xhirojnë fëmijët. A janë individë dhe nëse po menjëherë të arrestohen. I bëj thirrje Prokurorit Publik të dëshmojë se drejtësia është e njëjtë për të gjithë. Në një shtet normal deputetja do të ishte në burg”

Derisa për të enjten LSM-ja vazhdon protestat me bllokimin e Odës Ekonomike, VMRO-DPMNE-ja ka reaguar se protestat e LSM-së kanë dështuar duke I quajtur protesta me prapavijë politike.

Përmes një komunikate thonë se Trendafilovi rrejshëm paraqitet si viktimë duke rikujtuar se vetë ka pranuar se ka pagë prej 57.000 denarëve dhe automjet zyrtar.

Exit mobile version